Basel – Getafe, ky është vendimi për Zhegrovën

Futboll 07 Nëntor 2019 17:57

Edon Zhegrova do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e Ligës së Evropës, mes Baselit dhe Getafes.

Ashtu siç raportuan mediet e Zvicrës gjatë ditës, Edon Zhegrova do të jetë titullar në sfidën që fillon nga ora 18:55.

Së bashku me Zhegrovën, në fushë do të jetë edhe Taulant Xhaka, i cili do të jetë edhe kapiten i skuadrës zvicerane.