Baseli e nderon Taulant Xhakën

Futboll 26 Qershor 2019 22:37

Taulant Xhaka është një nga lojtarët më të rëndësishëm te skuadra e Baselit, tek e cila luan prej shumë sezonesh tashmë.

Mesfushori kuqezi adhurohet nga tifozëria zvicerane dhe shihet si një lider në fushën e lojës.

Xhaka iu bashkua Baselit në sezonin 2012/13 nga skuadra e Grashopersit, me të cilën kishte luajtur dy sezone.

 

Që nga transferimi i tij te skuadra gjigante zvicerane, Xhaka ka bërë paraqitje shumë të mira.

Pas shtatë sezonesh te skuadra kuqeblu, futbollistit kuqezi i është besuar një rol shumë i rëndësishëm, ai i zëvendës kapitenit.

Kapiten i skuadrës në sezonin e ri do të jetë sulmuesi Valentin Stoker, ndërsa Xhaka do të mbajë shiritin e kapitenit në mungesë të mundshme të këtij të fundit.