Baseli fiton lehtë ndaj Frankfurtit

Futboll 12 Mars 2020 21:10

Baseli i Edon Zhegrovës dhe Taulant Xhakës, e ka deklasuar në udhëtim Einrachtin e Frankfurtit, duke e mposhtur 0-3, sonte në sfidën e parë të 1/8 e finales së Europa League.

Skuadra zvicerane, ishte dukshëm më e mirë se ekipi gjerman. Xhaka ishte titullar në këtë ndeshje, derisa ylli i Kosovës, Edon Zhegrova u inkuadrua në lojë në finish të ndeshje.

Campo, Bua dhe Frei shënuan nga një gol në fitoren e Baselit, e cila bën hapin e madh për të kaluar në rundin tjetër të garave në Europa League.

 

-->