Baseli grumbullon gjashtë futbollistë shqiptarë për Ligën e Kampionëve – ky është vendimi për Zhegrovën

Futboll 23 Korrik 2019 17:34

Baseli është duke u mbështetur në futbollistët shqiptarë për kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Baseli për kundërshtarë në këtë rund e ka gjigantin holandez, PSG Eindhoven.

E për këtë takim trajneri i Baselit Marcel Koller ka grumbulluar gjashtë futbollistë shqiptarë.

Katër nga ta janë të konfirmuar dhe luajnë rregullisht me ekipin e parë si Taulant Xhaka, Albian Ajeti, Edon Zhegrova dhe i afruari i fundit Kemal Ademi.

Në listën B janë edhe portieri i talentuar Jozef Pukaj si dhe talenti tjetër shqiptar Tician Tushi.

Gjithsesi trajneri Koller ka marrë me vete gjashtë futbollistët shqiptarë, ndërsa më vonë do ta publikoj listën me 18 futbollistët e gatshëm për ndeshje.

PSV – Basel do të luhet sonte me fillim nga ora 20:00. /Insporti.com/

-->