Baseli i Zhegrovës mposhtë Hammarbyn e Selmanit në penallti

UEFA Conference League 26 Gusht 2021 22:40

Baseli ka shënuar fitore me penallti me rezultat 4:3 ndaj Hammarbyt, në ndeshjen e kthimit të play-off-it të Conference Ligës.  

Lojë e fortë është zhvilluar mes Hammarbyt nga Suedia dhe Baselit nga Zvicra, e cila në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 2:0 në favor të skuadrës suedeze. Ndeshja shkoi në vazhdime pasi sfida e parë në Basel kishte përfunduar 3:1 në favor të skuadrës zvicerane.

Pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, u zhvillua lojë shumë interesante, por sërish nuk pati fitues megjithatë u shënuan dy gola dhe 3:1 për Hammarbyn, kësisoj penalltitë përcaktuan fituesin.  

Fjoluson (48′ e 54′) ka shënuar në kohën e rregullt për Hammarbyn. Kastriot Selmani u paraqit standard për Hammarbyn, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 63-të.  

Futbollisti Taulant Xhaka dhe Pajtim Kasami u paraqitën titullarë për Baselin. 

Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 9-të dhe Kasami u zëvendësua në minutën e 67-të.

Amoo në minutën e 101-të thellon epërsinë në 3:0 pas asistimit të Selmanit. Skuadra zvicerane ngushton rezultatin me golin e Arthur nga penalltia në minutën e 109-të.

Pas 120 minutave ndeshja përfundon 3:1 për skuadrën suedeze.

Nga penalltitë, për Hammarbyn shënuan: Accam, Fenger, Sandberg; dështuan Bojaniq, Paulinho dhe për Baselin realizuan Comert, Frei, Arthur, Pululu; dështoi Pelmard.

-->