Baseli kualifikohet në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve

Futboll 30 Korrik 2019 23:35

Baseli është kualifikuar në raundin tretë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Klubi zviceran triumfoi në shtëpi 2:1 ndaj PSV Eindhovenit, derisa ndeshja e parë ishte mbyllur 3:2 në favor të holandezëve.

Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti e filluan nga fillimi takimin.

Xhaka u zëvendësua nga Raoul Petretta në minutën e 81-të, kurse Ajeti luajti për 90 minuta.

Ndërkohë, për Edon Zhegrovën nuk pati asnjë minutë.

Eray Cumart (8’) dhe Ricky van Wolfswinkel (68’) realizuan për fitoren e Baselit, kurse Bruma (23’) shënoi për mysafirët.