Baseli pëson humbje – ja çka bëri Edon Zhegrova

Kombëtarja 26 Janar 2020 17:53

Baseli ka pësuar humbje në xhiron e 19-të të Superligës zvicerane, nga lideri Young Boys.

Skuadra e Edon Zhegrovës është mposhtur 2:0 në udhëtim në ndeshje vendimtare në garën për titull, shkruan Insporti

Zhegrova në këtë ndeshje ishte titullar dhe e zhvilloi gjithë takimin, por nuk arriti t’i ndihmojë ekipit të Baselit.

Nga minuta e parë te Baseli luajti edhe qendërsulmuesi Kemal Ademi.

Për paraqitjen e tij në këtë ndeshje, ylli i Kombëtares së Kosovës është vlerësuar me notë 6.3.

Baseli tani është me 36 pikë në pozitën e tretë kurse Young Boys është lider me 41 pikë. /Insporti.com/

-->