Bashkëlojtari i Granit Xhakës ishte pranë ‘vdekjes’

Reprezentuesi zviceran, Fabian Schar, frikësoi të gjithë kur për disa momente humbi ndjenjat gjatë ndeshjes kualifikuese ndaj Gjeorgjisë, pas përplasjes kokë me kokë me Jemar Tabidzen.
Mbrojtës i Newcastle, gjatë një dueli për top me Tabidzen përplasi keq kokën në minutën e 23-të dhe për disa minuta ishte pa ndjenja.
Pas përplasjes kokë me kokë me kundërshtarin, Schar ra në tokë pandjenja dhe i kishte ikur gjuha. Por, reagimi i shpejtë i futbollistit gjeorgjian Jano Ananidze ishte fantastik, i cili ia ktheu gjuhën në vend duke ia shpëtuar jetën kështu.
Megjithatë, Schar e tejkaloi këtë ‘sfidë’ dhe u rikthye në fushë për të ndihmuar kombëtaren e tij.
Ai pas ndeshjes deklaroi se nuk i kujtohet asgjë nga momenti i përplasjes.
Zvicra fitoi ndeshjen me rezultat 2:0. /Insporti.com/