Bashkimi befason Sigal Prishtinën

Superliga 02 Nëntor 2019 21:16

Bashkimi e ka befasuar Sigal Prishtinën duke e mposhtur në xhiron e tetë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Prizrenasit kanë shënuar fitore me rezultatin 95-89, në takimin që u luajtë në palestrën “Sezai Surroi” të Prizrenit.

Ndeshja ishte shumë interesante, me Bashkimin që në shumicën e kohës e kishte avantazhin në favor, sidomos në pjesën e parë.

Fraksioni i dytë ishte më i balancuar, me Prishtinën që tentonte të përmbyste rezultatin, por këtë nuk e arritën dhe në fund, fitorja i takoi Bashkimit.

Më të dalluarit në fitoren e Bashkimit ishin, tre amerikanët, Stevie Clark me 35 pikë, Ross me 22 pikë dhe Brigdeman me 16 sosh.

Derisa te Prishtina u dalluan, Divine Myles me 21 pikë, Alihodzic me 20 dhe Edmond Azemi me 18 sosh.

Bashkimi ia shkakton humbjen e dytë Prishtinës./Insporti.com