Bashkimi e fitoi derbin e rivalëve të vjetër

Superliga 02 Tetor 2019 19:11

Bashkimi ka fituar në Mitrovicë ndaj Trepçës me rezultat 85:74, në ndeshjen e javës së 2-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Prizrenasit ishin dukshëm më të mirë në pjesën e parë, kur edhe krijuan epërsi të lartë, e cila u mundësoi vazhdim të qetë të ndeshjes.

Vetëm pas 10 minutave lojë, “Portokallinjtë” kishin 13 epërsi (30:17), ndërsa pjesën e parë e përfunduan me kapital prej 21 pikësh (48:27).

“Minatorët” ishin paksa më të mirë pas pushimit, duke i fituar dy çerekët e fundit me 21:20 e 26:17, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Musab Mala me 22 pikë, Terik Bridgeman me n18 dhe Ujkan Karanezi me 16 pikë ishin më të dalluarit te Bashkimi.

Dj Hanes me 28 pikë ishte më efikasi te Trepça, ndërsa pikë dyshifrore patën edhe Ej Boyce (19) dhe Besnik Azemi (12).

Për Bashkimin kjo ishte fitorja e dytë në po aq ndeshje, ndërsa për Trepçën kjo ishte ndeshja e parë në këtë kampionat.