Bashkimi fiton dhe ruan hapin me kryesuesit

Superliga 07 Nëntor 2019 20:56

Bashkimi ka shënuar fitore në udhëtim te Feronikeli me rezultat 106:83, në ndeshjen e javës së 9-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kjo është fitorja e 6-të për prizrenasit, të cilët tani ndodhen në kuotën e 14 pikëve, një më pak se Rahoveci që kryeson renditjen.

Stevie Clark me 38 pikë ishte më i merituari për fitoren e Bashkimit, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe: Corey Ross (27), Terik Bridgeman (15) e Gazzali Makasqi me 11 pikë.

Te skuadra nga Drenasi më i dalluari ishte kapiteni Arti Hajdari me 30 pikë, i pasuar nga Tyrone Garland, i cili ndeshjen e përfundoi me 24 pikë të shënuara.

-->