Bashkimi fiton Kupën e Kosovës në basketboll

Basketboll 15 Shkurt 2020 19:09

KB Bashkimi ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll në konkurencën e femrave, duke mposhtur Prishtinën në finale.

Vashat e Bashkimit dominuan gjatë gjithë takimit ndërsa rezultati përfundimtar në tabel shënonte 84-66.

Më e mira tek ekipi nga Prizreni ishte Khadja Brown me 27 pikë, teksa S. Daci realizoi 22 pikë. Tek ekipi i Prishtinës u dallua Xhanaj me 16 pikë, ndërsa Konjusha e Shatri realizuan nga 15 pikë.

Ky ishte triumfi i parë i KB Bashkimit në Kupën e Kosovës pas 11 vjetësh në Kupën e Kosovës.

Kujtojmë që Bashkimi është pa humbje këtë sezon dhe është në rrugë të mbarë që ta fitoj edhe Ligën e Kosovës.

-->