Bashkimi në kërkim të fitores së parë në Ligën Ballkanike
Basketboll
06 Nëntor 2018
10:20

Bashkimi, që nuk ka përjetuar fitore këtë stinor në BIBL, sonte mbrëma do të zhvillojë duelin e tretë të edicionit dhe do të kërkojë fitoren e parë.
Kundërshtar ka ekipin e Akademik Bultexit nga Bullgaria, që gjithashtu nuk ka shënuar fitore ende këtë edicion në BIBL.
Kampioni i Kosovës, dy takimet e para i ka ka humbur nga Beroe dhe Teuta.
Formë të dobët ekipi nga Prizreni ka shfaqur edhe në Superligën e Kosovës, ku ka tri fitore e katër humbje.
Humbja e fundit nga Trepça vikendin e shkuar çoi në dorëheqjen e kryetarit Fadil Sahiti, që kishte marrë postin para fillimit të këtij edicioni.
Dueli i Bashkimit nis në ora 19:30 sonte mbrëma në ‘Sezai Surroi’ të Prizrenit, derisa takimin do të mund ta ndiqni në YouTube.