Bashkimi – Penza derbi i madh në Superligën e Femrave

Superliga 22 Tetor 2021 12:00

Java e tretë në Superligën e Femrave do të sjellë derbin ndërmjet Bashkimit dhe Penzës.

Kjo sfidë zhvillohet nga ora 17:00. Të dy skuadrat në këtë edicion kanë shënuar nga dy fitore dhe do të jetë një përballje interesante se kush do të mbetet e pamposhtur në elitën e femrave.

Skuadra pejane është e motivuar, pasi fituan Superkupën e Kosovës dhe Superkupën Mbarëkombëtare, ndërsa edicionin e kaluar ishin shpallur kampionë, duke mundur në finale të “Play-offit”, pikërisht Bashkimin me seri 3:2.

Skuadra prizrenase gjithmonë lufton për trofe dhe këtë do të mundohet ta dëshmojë edhe sot.

Të dy skuadrat duan vendin e parë dhe do të luftojnë për trofe në basketbollin e femrave në Kosovë, duke kujtuar që këto dy skuadra janë pjesë e Ligës Unike.

Në takimet tjera, Vëllaznimi do të ndeshet me Prishtinën favorite, kurse Trepça përballet me Kastriotin.

Superliga e Femrave – Java 3:

E premte

17:00 Bashkimi – Penza

E shtunë

13:00 Vëllaznimi – Prishtina

E diel

11:00 Trepça – Kastrioti.

-->