Bashkimi pëson edhe humbjen e katërt në Ligën Ballkanike

Basketboll 09 Janar 2019 21:46

Kampioni aktual i Kosovës, është mposhtur, në Durrës, nga skuadra Barsy Atyrau e Kazakistanit me rezultat 81:75.

Fituesi i ndeshjes në madhe u përcaktua në pjesën e parë, në të cilën skuadra kazake ishte dukshëm më e mirë dhe krijoi epërsi të lartë (48:29). Ndërsa, pas pushimit prizrenasit treguan lojë më të mirë, por jo sa për ta shmangur humbjen, e cila ishte e katërta në këtë edicion të Ligës Ballkanike.

Jordan Capps ishte bindshëm më i miri te Bashkimi dhe ndeshjen e përfundoi me 40 pikë të shënuara, por nuk e pati ndihmën e duhur nga bashkëlojtarët e tij.

Ndërsa, te Barsy më të dalluarit ishin Aragad Abramian dhe Vladimir Ivanov me nga 17 pikë të shënuara.