Bashkimi si mysafir befason Yllin në çerekfinalen e parë

Basketboll 18 Prill 2021 23:40

Ndeshja interesante dhe garuese u zhvillua në Suharekë, në mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, në kuadër të çerekfinales së PlayOffit në elitën e basketbollit Kosovar, shkruan Zeri.info.

Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 75:75, mirëpo në vazhdime skuadra e Bashkimit në vazhdime dominoi totalisht duke shënuar 19 pikë dhe pësuar vetëm 4 pikë, e mposhti kundërshtarin me rezultat 79-94.

Obinna Oleka me 30 pikë e 15 kërcime ishte më i miri te Bashkimi, derisa u ndihmua edhe nga Christian Lutete me 18 pikë dhe Musab Mala e Julian Hamati me nga 12 pikë.

Te Ylli u veçuan Erjon Kastrati e LG Gill me nga 18 pikë dhe Gëzim Morina me 17 pikë të tjera.

Bashkimi tani kaloi 1-0 në epërsi në serinë gjysmëfinale të Play Offit. Ndeshja e dytë do të luhet të martë në Prizren, skuadra që regjistron dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale. 

-->