Basketbolli, xhiro me ndeshje derbi

Basketboll 19 Mars 2022 09:53

Xhiroja e 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll, do të jetë shumë interesante me disa ndeshje derbi. Megjithatë, dueli që do ta tërheq më së shumti vëmendjen, është ai që zhvillohet në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Në këtë ndeshje që zhvillohet të dielën prej orës 19:00, do të përballen Peja me Sigal Prishtinën. Pejanët kanë 14 fitore e shtatë humbje, ndërsa prishtinasit 11 fitore dhe 11 humbje.

Në elitë këto dy skuadra janë ndeshur tri herë, ku dy fitore shënuan pejanët dhe një herë prishtinasit. Po ashtu, Peja është e treta në tabelë me 35 pikë, dy më shumë se Prishtina që zë vendin e pestë.

Të dielën, por prej orës 17:00 luhet edhe një ndeshje tjetër interesante. Skuadra Prizreni-16 e pret Trepçën. Trepça është e dyta në tabelë me 37 pikë, sa i ka edhe Golden Eagle Ylli që është lider.

Prizreni-16 është i katërti me 34 pikë të mbledhura. Kjo xhiro, hapet sot me ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Rahovevit, në të cilën “vreshtarët” janë favorit absolut. Drita nuk di për fitore këtë edicion. Ndërsa, prej orës 19:00, do të luhet Bashkimi – Golden Eagle Ylli.

-->