Basketbollisti humb toruan, sulmon gjyqtarin prapa shpinës

Basketboll 12 Prill 2019 11:25

Një incident i rëndë ka ndodhur në një ndeshje të basketbollit në ligën belge. Një lojtar, pasi u akordua gabim personal ndaj tij, sulmoi gjyqtarin e ndeshjes prapa shpinës, duke e shtyrë dhe rrëzuar atë.

Se lojtari ishte i vetëdijshëm për peshën e gjestit që bëri, dëshmohet me faktin se ai menjëherë u largua në bankë, duke e ditur se do të përjashtohet nga ndeshja dhe nuk pati konflikt as me gjyqtarët dhe as me lojtarët tjerë.

Sidoqoftë, autoritetet e ligës në Belgjikë e kanë dënuar lojtarin me suspendim, gjegjësisht me ndalesë lojë për 9 muaj.

Shikoni pamjet e kësaj ngjarjeje të rëndë.