Basketbollisti i Kosovës mposht Crvena Zvezdan në Beograd

Kombëtarja 09 Prill 2018 20:40

Buducnost VOLI me basketbollistin e Kosovës, Justin Doellman, kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë finale të “playoff”-it në ABA Liga kundër skuadrës serbe Crvena Zvezda.

Në takimin e luajtur në Beograd, Buducnost shënoi fitore me rezultat 80-76 ndaj Zvezdas, duke udhëhequr 1:0 në serinë e ndeshjeve.

Buducnost bëri një paraqitje të shkëlqyer në çerekun e tretë, dhe në fillimin e çerekut të katërt, ndërsa kjo është humbja e parë e Zvezdas në palestrën Aleksandar Nikolić Hall këtë sezon.

Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Justin Doellman, shënoi 13 pikë në këtë takim, bëri 8 kërcime, dhe 4 asistime. /Insporti.com