Bastet për Shaqirin sonte mund të shpaguhen shumë

Futboll 07 Janar 2019 16:22

Liverpooli është mysafir i Wolverhamptonit në takimin e Kupës së Anglisë dhe Xherdan Shaqiri pritet të jetë një nga figurat kryesore të kësaj ndeshjeje.

Kuotat që Shaqiri të shënojë në këtë ndeshje janë rritur sot gjatë ditës, gjë që mund të mos jetë shenjë e mirë për futbollistin nga Zhegra, por ata që preferojnë të “rrezikojnë” në bastore, mund të fitojnë më shumë nëse luajnë në Shaqirin.

Insporti raporton se kuota që Shaqiri të shënojë ka qenë 2.0 dhe tashmë është ngritur 3,5. Po ashtu kuota që ai të shënojë gol nga distanca jashtë 16 metërshit kundërshtar është 7,5, kurse kuota që Shaqiri të asistojë është 4,0.

Duke e ditur efikasitetin e tij të lartë në ndeshjet e fundit për Liverpoolin dhe përfshirjen direkte të tij në shumë aksione që kanë rezultuar me gola, këto kuota duken shumë atraktive.

Përndryshe kuota për fitore të Liverpoolit është 1,95, kurse barazimi dhe fitorja e ekipit vendës sillen nga 3,8 deri në 4,00, varësisht nga bastorja.