Bastoret më shumë i besojnë Kaneit se Ronaldos, por do të ju befasojnë kuotat tjera

Futboll 29 Qershor 2018 12:31

Pas përfundimit të garave të fazën e grupeve në Kampionatin Botëror Rusia 2018, janë eliminuar 16 ekipe, disa nga të cilat janë konsideruar favoritë për tu plasuar në fazën e dytë të garave nëse jo edhe për të shkuar deri në fund.

Mirëpo, pikërisht eliminim i disa favoritëve dhe suksesi i disa ekipeve tjera, ka bërë që bastoret të “resetojnë” kuotat e tyre prë pjesën e mbetur të kampionatit.

Insporti ju sjell disa prej kuotave më interesante për pjesën e mbetur të botërorit që i kanë postuar bastoret e ndryshme online.

Fillimisht duhet thënë se Harry Kane ka përparësi ndaj Cristiano Ronaldos dhe Romelo Lukakut për tu bërë golashënuesi më i mirë i këtij botërori.

Kjo mund të duket befasi për shumë kë, dhe të gjithë ata që besojnë në Ronaldon, mund të pasurohen nëse luajnë në të, meqë kuota është 6,5.

Madje, Ronaldo e ka kuotën e njëjtë edhe për të fituar çmimin e lojtarit mëtë mirë të botërorit, por këtu është favorit kryesor, para Coutinhos, Kaneit, e Neymarit.

Gjasat më të mëdha për tu bërë kampion bote, bastoret ia japin Brazilit, kuota rreth 4,5 që përcillet nga Spanja (5,0), kurse ekipet tjera, kanë kuota shumë më të mëdha. Mirëpo, interesante është se kuota e Kroacisë është dy fish më e ulët se ajo e Portugalisë, duke bërë që sipas bastoreve, Kroacia të jetë favorit dyfish më i madh.

Për ata që besojnë në shqipet e Zvicrës, interesante është të thuhet se kuota e Zvicrës që të mbërrijë në finale të botërorit është 10.