Bastoret presin që Ronaldo të shënojë, shikoni kuotat më të mira për sonte

Futboll 03 Prill 2018 11:10

Takimi ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit, sipas shumë kujt është mëkat që zhvillohet në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, meqë po flasim për reprizën e finales së vitit të kaluar.

Kjo është një nga arsyet pse bastoret kanë dhënë kuota shumë të larta për ata që e prognozojnë këtë takim me epilog fiks dhe kanë lënë shumë mundësitë të hapura për baste të tjera.

Kuota për fitore të Juventusit është 3,30, për barazim 3,25, kurse për fitore të Realit kuota ëhstë 2,4.

Për ata që dëshirojnë që ta bëjnë më interesante tiketën e tyre, nëse i lexoni pak mediat angleze dhe paralajmërimet e ndeshjes do të shihni se shumë vëmendje i kushtojnë mungesës së Benatias dhe Pjanicit në përbërjen e Juventsuit dhe kjo e bën Cristiano Ronaldon favorit të shënojë së paku një gol. Kuota që Ronaldo të shënojë është 2,60.

Favorit për të shënuar nga ekipi i Juventusit është Paulo Dybala dhe kuota që ai të shënojë sot është 3,30.

Bastoret po ashtu si opsionin mëtë sigurt për këtë ndeshje e shohin GG, që të dyja ekipet të shënojnë dhe kuota është 1,8.

Tek takimi Sevilla – Bayern ekipi gjerman është favorit, por për ata që dëshirojnë të rrezikojnë pak mund të lujanë se takimi do të përfundojë baras, kuota është 4,6, kurse për barazim 1:1, kuota është 8,00. Nëse luani që në këtë takim të shënohen 0-2 gola atëherë kuota është 1,6 dhe logjika e parashikuesve është që Bayerni do të dominojë në takimin e dytë në Allianz Arena, ku do të ketë edhe më shumë gola dhe gjermanët do të sigurojnë kualifikimin tutje.