Bastoret sinjalizojnë fituesin e El Clasicos

Futboll 06 Maj 2018 11:34

Takimi ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit nuk është përcaktues për titull ose për ndonjë trofe, e prapë se prapë, kjo ngjarje do të transmetohet në 182 shtete dhe pritet të ndiqet nga 500 milionë shikues në tërë botën.

Kuptohet, një ngjarje e këtillë është festë, jo vetëm për shikuesit, por edhe për kompanitë e basteve dhe nëse shikohen kuotat që janë vendosur për këtë ndeshje, gati që është sinjalizuar fituesi.

Kuota për fitore të Barcelonës është 1,75, për barazim 4,5 kurse për fitore të Realit kuota është 4,2, duke lënë të nënkuptohet se Barca është favorit i qartë.

Messi pritet të shënojë dhe kjo më së miri dëshmohet me faktin se kuota që argjentinasi të shënojë sonte është 1,5, madje kuota shumë të ulëta për shënime kanë edhe Luis Suarez (1,72) dhe Paco Alcacer (2,0).

1,9 është kuota që Cristiano Ronaldo të shënojë në këtë takim, kurse 5,00 është kuota që Ronaldo të shënojë golin e parë, ose golin e fundit të ndeshjes.

Kuota 1,3 për 3+ është qesharake edhe pse është reale të besohet q ëtë shënohen gola në takim, me kuotë kaq të ulët, nuk dihet a ia vlen të rrezikohet të luhet ndeshja me numër të golave dhe pak a shumë e njëjta këshillë vlen edhe për tipin GG, që e ka kuotën e 1,33.