Batatina: 20 punëtorë të administratës së FFK-së janë në Katar, vetëm 5 në Kosovë

Kombëtarja 11 Janar 2020 20:53

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka “thumbuar” përsëri Federatën e Futbollit të Kosovës pas takimit me kryetarët e klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë, shkruan Insporti.com.

Batatina nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se takimin nuk kanë mundur ta zhvillojnë në zyret e FFK-së, pasi nga 25 punëtor të administratës, vetëm pesë kanë mbetur në Kosovë. Sipas Batatinës, pjesa tjetër kanë udhëtuar së bashku me Përfaqësueses e Kosovës në Katar.

Po ashtu, në shkrimin e Batatinës thuhet se janë pajtuar në katër pika që duhet FFK të bëj.

  1. Amendamentin të Statutit te FFK-se , ku përgjegjësia e udhëheqjes se FFK do te bartet tek ata qe po investojnë ne futboll tek klubet.
  2. Transparence dhe përgjegjësi per mjetet financiare qe kane qene te dedikuar per klube dhe projekte dhe te cilat nuk u dhanë as për klube as për projekte.
  3. Te ndalohet praktika e shkeljes se Statutit nga udhëheqja e FFK-së dhe mënyra diferencës dhe diskriminues e atyre që mendojnë ndryshe nga udhëheqja aktuale e Federatës se Futbollit te Kosovës.
  4. Te anulohen te gjitha zgjedhjet ne LRF.

Kosova nesër zhvillon miqësoren kundër Suedisë, në Doha të Katarit.

 

Per shkak te pamundesis qe te takohemi ne zyret e FFK-se , per faktin se nga recepsionistja e deri te kryetari i FFK-se…

Gepostet von Tahir Batatina am Samstag, 11. Januar 2020

-->