Batatina dënohet nga Komisioni Disiplinor, ja arsyeja pse…

Futboll 06 Tetor 2021 18:34

Tahir Batatina është dënuar nga Komisioni Disiplinor, pasi ka akuzuar rëndë gjyqtarin në ndeshjen ndaj Gjilanit.

Sipas Komisionit Disiplinor të cilët kanë  mbajtur mbledhjen e radhës, njoftuan edhe  për vendimet e shqiptuara.

Njëri nga vendimet është dënimi prej 300 eurove për trajneri Tahir Batatina, i cili kishte akuza të rënda ndaj gjyqtarit në takimin ndaj Gjilanit.

“Kryetrajneri i FC ”Llapi 1932” Tahir Batatina me nr ID.001144M77.

Pas përfundimit të ndeshjes, në prononcimin për media, akuzon referin e ndeshjes dhe ata të VAR-it për humbjen e ndeshjes ndaj Gjilanit. Sipas xhirimeve televizive.

Bazuar në nenin 63 paragrafi 1 Pika B dhe neni 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore;
Dënohet me të holla në shumë prej 300 euro.

Afati i pagesës është tetë ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhet në njoftim.

-->