Batatina dhe Ramadani munguan për këtë arsye në bankinat e skuadrave

Futboll 02 Maj 2021 18:36

Tahir Batatina dhe Zekirija Ramadani nuk ishin prezent në bankinat e skuadrave që këta dy drejtojnë në derbin ndërmjet KF Llapit dhe KF Prishtinës, që u zhvillua sot, raporton Insporti.com.

Të dy trajnerët munguan sot për shkak të kartonëve të verdhë.

Batatina dhe Ramadani kanë mbushur numrin prej katër kartonëve të verdhë, duke bërë që sot të mungojnë.

Në vend të tyre, sot drejtuan skuadrat ndihmësit e tyre.

Të llapjanët ishte Sunaj Keçi, ndërsa te mysafirët nga kryeqyteti Debatik Curri.

Ndeshjen derbi e fitoi Prishtina me rezultat 1:3, duke u bërë lidere e Superligës me 69 pikë pas 32 xhirove të zhvilluara.

Ndërsa, Llapi renditet në pozitën e pestë me 39 pikë. /Insporti.com/

-->