Batatina dikur e krahasonte Dakun me Vokrrin, sot e krahason me Muriqin

Futboll 13 Janar 2020 11:58

Mirlind Daku është kthyer në elitën e futbollit tonë. Daku të shtunën u prezantua si futbollist i ri KF Ballkani, shkruan Insporti.com.

Insporti ka zhvilluar një bisedë me trajnerin që ia dha hapësirën për t’i dëshmuar vlerat e tij. Trajneri i KF Llapit, Tahir Batatina i besoi sulmuesit gjilanas duke i dhënë hapësira në formacionin e parë. Teknik llapjan dikur e kishte krahasuar me legjendën Fadil Vokrri, tashmë i ndjerë, duke thënë se që nga koha e Vokrrit nuk kishte parë futbollist si Daku. ““Daku është një talent i jashtëzakonshëm. Një futbollist 19-vjeçar të gjuajë penalltinë në  atë mënyrë, është diçka fantastike. Mund të them se Kosova nuk ka pasur futbollist të tillë që nga koha kur ka luajtur Fadil Vokrri”, ishte deklarata Batatinës për Super Sport. Këtë e kishte thënë pas golit të Dakut nga penalltia kundër Lirisë së Prizrenit, në kohën kur Daku ishte pjesë e Llapit.

Mirlind Daku

 

Megjithatë, kohët kanë ndryshuar si duket për numrin një të bankinës së Llapit, pasi ai tashmë e krahason atë me Vedat Muriqin. Sipas Batatinës, vetëm Muriqi është i mirë se Daku në Përfaqësuesen e Kosovës.“Po besoj, që Mirlindi është një futbollist shumë cilësor. Mund të them që hapat e para në karrierë, për zhvillimin e tij i ka marrë te Llapi. Debutimi e parë e ka marrë nga unë, së bashku me stafin, por me besimin që kam pas unë në të ka ecur në karrierë.Për, mendimin tim në Kosovë në repartin ofensivë nuk ka futbollist më cilësor dhe përveç Vedat Muriqit, askush tjetër nuk është më i mirë se Daku si qendër sulmues”, ka deklaruar Batatina për Insportin.

Trajneri 42 vjeçar për Insportin po ashtu ka zbuluar se ai e ka dhënë lejen për transferimin e Dakut në Ballkan, së bashku me menaxherin e tij. “Mendoj që Daku është transferimi më i qëlluar i Ballkanit, edhe pse kartonit e Dakut e kemi ne por pas bisedimeve me menaxherin e tij, jemi akorduar që për këta gjashtë muaj ditë të jetë në Ballkan.

 

Daku i cili nga KF Llapi u transferua në klubin kroat NK Osijek, por që asnjëherë nuk arriti të adaptohet dhe të tregoj vlerat e tij. Sulmuesi gjilanas në gjashtë muajt e fundit ishte pjesë e klubit shqiptar KF Kukësi.

Sulmuesi 22 vjeçar për Kukësin zhvilloi 14 paraqitje. 13 në kampionat duke shënuar një gol dhe një paraqitje në Superkupën e Shqipërisë. Në këtë sezon ai është ndëshkuar me katër kartonë të verdhë, duke qenë më i mirë në këtë statistikë se sa në atë të golave.

Daku është reprezentues i Kosovës U-21. /insporti.com/

Ballkani transferon Mirlind Daku

 

-->