Batatina flet për barazimin ndaj Prishtinës: Llapi nuk bën kalkulime

Futboll 25 Qershor 2020 19:37

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur rreth ndeshjes së sotme që ekipi i tij e zhvilloi ndaj Prishtinës, transmeton Insporti.

Takimi i cili u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” u mbyll me shifrat 1-1.

Batatina tha se Llapi tentoi ta dominoi takimin dhe se klubi që ai drejton nuk bën kalkulime.

“Kemi qenë të vëmendshëm vazhdimisht sepse luajtëm ndaj skuadrës më të mirë në Kosovë dhe më cilësore, e kemi ditur se kanë sulmues të mirë dhe goli erdhi nga një pakujdesi”, tha fillimisht Batatina për “Super Sport Kosovën”.

“Kishim rastet tona edhe në pjesën e parë, në pjesën e dytë shënuam dhe tentuam ta kemi ndeshjen në kontroll”, shtoi ai.

“Llapi sot ka ndaluar shumë zëra të njerzëve që nuk ia dojnë të mirën Llapit, duke iu treguar se ne nuk bëjmë kalkulime panvarsisht pozitës në tabelë pasi është përfolur se Prishtina do vjen këtu dhe do na bëjë katër gola”, u shpreh trajneri i Llapit.

-->