Batatina flet për pagën Valmir Veliut në fillim – zbulon shifrën

Futboll 17 Janar 2022 09:50

Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, i ftuar në emisionin sportive, “Sporti Total” në KTV, ka zbuluar detaje rreth pagës së parë të superyllit të skuadrës së Llapit, Valmir Veliu, shkruan Insporti.

“Veliu ka ardhë me një pagë 300 euro ka arritë me qenë lojtari më i vlerësuar në Superligë, tash e ka pagën jashtëzakonisht të mirë” – tha Tahir Batatina, në Sporti Total në KTV.

Ndryshe, Veliu këtë sezon ka shkëlqyer te Llapi me 6 gola dhe 6 asistime në 18 ndeshje.

Sipas Transfermarkt, vlera e Veliut është diku rreth 400 mijë euro.

Ndryshe, javën e kaluar, Insporti ka raportuar ekskluzivisht se Veliu është në negociata me klubin turk Trabzonspor, si dhe për dështimin e transferimit tek klubi turk, Galatasaray.

-->