Batatina, futbollistëve: Kërkoni mjetet te FFK-ja, ata janë përgjegjës

Futboll 29 Prill 2020 21:11

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina iu është drejtuar lojtarëve që mjetet dhe përgjegjësitë t’i kërkojnë te FFK pasi që ata nuk bashkëpunuan me klubet për pakon emergjente financiare.

Ai ka thënë se ndihmën Federata e ka bërë drejtpërdrejtë te lojtarët dhe nuk ka bashkëpunuar me klubet.

Ky është reagimi i Batatinës:

“Ndihma” e FFK-së ka qenë e kufizuar me numër 35 për Superligë, 30 për Ligën e Parë …rrjedhimisht FFK ka lënë jashtë ndihmës së tyre një numër të caktuar të anëtarëve dhe futbollistëve të klubeve.

Këtë “ndihmë”, FFK e ka bërë drejtpërdrejt tek futbollistët, pra nuk ka pasur kalim të mjeteve financiare tek klubet prandaj përgjegjësia duhet të kërkohet tek FFK dhe jo tek klubet.

Klubet janë përgjegjëse për mjetet e tyre financiare.

Deri te kjo situatë ka ardhur për shkak se FFK ka krijuar distancë me klube, nuk konsultohet me klubet për të përballuar këtë situatë bashkarisht.

Shoqatën e Futbollistëve e inkurajoj që të kërkoj sa më shumë të drejta për futbollistët dhe të bashkëpunoj më shumë me ne përfaqësuesit e klubeve, sepse ne jemi një dhe kemi synime dhe qëllime të përbashkëta.

Kur duhet të merrni vendime që prekin klubet mos shkoni në FFK pa ne sepse pastaj do zhgënjeheni nga mashtrimi që ua bëjnë. T.B

-->