Batatina: Gjilani nuk është për titull, i dhamë leksion futbolli

Futboll 29 Qershor 2020 20:48

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka mbetur tejet i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij në duelin të cilin e barazuan me Gjilanin në udhëtim, 2:2.

Sipas teknikut llapjan, skuadra e tij ishte shumë më e mirë se Gjilani në këtë ndeshje, teksa thotë se i treguan leksion futbolli.

“Ajo çka ështeë me rëndësi, shumë skuadra kanë diskutuar për Llapin. Por, edhe njëherë tregojmë se Llapi është lideri i Superligës në këtë aspekt. Duke e parë që Gjilani ka një ekip të mirë, kemi qenë të vëmendshëm që nga minuta e parë. Kemi realizuar golin shumë herët dhe kemi mundur që në pjesën e parë ta perfundojmë ndeshjen”, deklaroi fillimisht Tahir Batatina për SS Kosova.

“Nese e shohim taktikisht, në të gjitha akspektet e kemi ‘dërrmuar’ Gjilanin dhe i kemi treguar që ne e meritojme me qenë në pozitat e para tabelare. Sot më gëzon fakti që futbollistët luajtën të motivuar kundër një Gjlanit të cilin sot me bindi që nuk është për kampion, dhe në një farë forme vet e humbëm ndeshjen”, përfundoi tekniku llapjan.

Në kuadër të xhiros së 28-të, ekipi i Llapit do të ketë punë me një tjetër ekip nga Gjilani, teksa do të përballet me Dritën në “Zahir Pajaziti”.

-->