Batatina i del në mbrojtje Ejupit: Remzia duhet të ankohet, mendimi i lirë është gjithkah në botë

Intervista e Remzi Ejupit dhënë për gazetën tonë “Insporti.com”, ka bërë bujë të madhe. Numri një i Prishtinës u dënua me një vit ndalesë në kryerjen e të gjitha funksioneve zyrtare në klub në raport me Federatën e Futbollit të Kosovës në kohëzgjatje për një vit.
Në mbrojtje të presidentit të Prishtinës kanë dalë presidenti i KF Trepçës ’89, Abedin Zeka dhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina.
Batatina në një bisedë me Insportin ka deklaruar se mendimi i lirë ekziston në gjithë botën.
“Me sa munda të lexoj, ata ishin bazuar të pjesa e deklaratës të një ndeshje së Kombëtares së Kosovës, rreth imazhit, me sa munda me lexu mes rreshtave arsyetimi, sido që të jetë asnjë vendim nuk është i mirë apo i duhur me u dënu. Vetëm nëse janë bazuar në rregulloren. Mendoj, që mendimi i lirë është gjithkah në botë, por kur të prononcohemi duhet të jemi të kujdesshëm, sidomos te kombëtarja sepse është pak ma ndryshe, ndërsa na mundemi mos të pajtohemi me shumë gjëra në futboll, por duhet të jemi të kujdesshëm në futboll për shkak se e humb imazhin”.
Trajneri llapjan nuk dashur të deklarohet se a është vendim i duhur nga Komisioni Disiplinor apo jo, por që sipas tij ata janë bazuar në rregullore. Ai mendon se dënimi i Ejupit nuk është i mirë për askënd dhe se ai duhet të ankohet në shkallën e dytë, në mënyrë që t’i ulet dënimi.
“Nuk mundem, as me thanë që është i duhur apo jo. Komisioni i cili ka marrë një vendim është bazuar diku, besoj që Komisioni i Federatës është bazuar diku, pa bazë nuk e besoj që ka bërë një gjë të tillë. Por, edhe nëse ka bërë do të thotë, ndoshta Komisioni i shkallës së parë apo të dytë, mendoj që kryetari i Prishtinës duhet ta bëj ankesën dhe nëse kalon në shkallën e tretë ose të katërt, mund ndodh që i ik dënimit, nëse nuk ka qenë dënimi i arsyeshëm. Unë e pash lajmin, është dënuar për shkak të një prononcimit. Mendoj se Remzia duhet ta bëjë një ankesë që shkalla e dytë t’ia ul dënimin, që të mos ia ndalojë aktivitetin si kryetar i Prishtinës, nuk është mirë për askënd që të dënohet, duhet të veprojë në bazë të rregullores dhe ndoshta shkalla e dytë e largon”.
Batatina ka edhe një mendim ndryshe prej Ejupit, duke thënë se për punën e Federatës duhet kërkohet llogari vetëm nga viti 2016, vit ky i pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA.
“Për 20 vjetët e fundit është shumë me fol, për arsye se ne jemi pranuar në vitin 2016 edhe do të thotë prej 2016 duhet me fol, unë nuk mundem me hi më tutje, se a ka vepruar drejt apo jo Komisioni Disiplinor, kryetari i Prishtinës duhet të bazohet nëse ka fakte, argumente, ashtu siç ka deklaruar edhe të ankohet të shkalla e dytë”.
Pas intervistës, Komisioni Disiplinor kishte dalë në zyre edhe pse ishin në pushim zyrtarisht, me qëllimin e vetëm që ta fusin në procedurë disiplinore presidentin e Prishtinës.
Ndërsa, të mërkurën FFK publikoi edhe vendimin e Komisionit Disiplinor, i cili ka vendosur që ta dënojë Remzi Ejupin me ndalesë në kryerjen e të gjitha funksioneve zyrtare në klub në raport me Federatën e Futbollit të Kosovës në kohëzgjatje për një vit.

Në lidhje me dënimin, pak orë më parë ka reaguar edhe vet Remzi Ejupi duke thënë se dënimin ia shqiptuan natën. /Insporti.com/