Batatina i motivon lojtarët me para pas fitores me Dritën

Futboll 04 Maj 2019 15:55

Futbollistët e Llapit janë shpërblyer para ndeshjes me Trepçë ’89. Një dita para zhvillimit të ndeshjes së javës së 30-të në Ipko Superligë, djelmoshat e Tahir Batatinës kanë marrë premiot e premtuara për fitoren ndaj Dritës (1-0)

Lajmi është konfirmuar nga vetë zyrtarët e klubit llapjanë që kanë raportuar se kryetari i klubit Beqir Batatina ka shpërndarë premiot e premtuara për fitoren e xhiros së kaluar, përcjell Insporti.com.

Teksa ka shpërndarë premiot, Batatina u ka dëshiruar sukses futbollsitëve të tyre për ndeshjen e rradhës ndaj Trepçës ’89, duke synuar ta arrijnë fitoren e shtatë më rradhë.

Ky është njoftimi i klubit llapjan në faqe zyrtare.

-->