Batatina i thotë FFK-së: Nëse nuk dini, pyetni dikë

Futboll 21 Maj 2019 18:04

Tahir Batatina ka reaguar për organizimin e ceremonisë së ndarjes së medaljeve nga drejtuesit e FFK-së, pas ndeshjes Feronikeli – Prishtina.

Batatina ka marrë shembull Federatën e Futbollit të Italisë, me rastin e dorëzimit të titullit kampion Juventusit.

“Kështu bëhetë organizimi i Titullit Ffk… Nëse nuk dini mundeni me pyt sepse mjetet i keni duke, i deklaruar në Kuvendin e Punes “Pesë milionë euro “, ndërsa titulli jepet sikurse në kohën e okupimit sa ishte futbolli i Kosoves. A jeni duke e ditur se ne jemi pjesë e futbollit evropian!!!! Mos i humbni investitorët, mos i zhgënjeni adhuruesit e futbollit dhe mos i fyeni futbollistët që derdhen djersën për 12 muaj rresht deri tek suksesi”, ka shkruar Batatina. /Insporti.com/

-->