Batatina: Kam rrezikuar personalisht ndaj Feronikelit, besojmë në Llapin evropian

Futboll 07 Prill 2021 17:05

Llapi ka mposhtur Prishtinën në takimin gjysmëfinal të Kupës së Kosovës me rezultatin 3-2, raporton Insporti.

Skuadra e Tahiri Batatines ka bërë befasi të madhe, duke mposhtur në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës, favoritin e madh Prishtinë në udhëtim me shifrat 3-2.

Pas fitores, Tahir Batatina deklaroi se ende duhet bërë kujdes maksimal pasi janë edhe 90 minuta lojë, teksa theksoi se rrezikoi shumë personalisht në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Feronikelit, ku pushoj shumë lojtarë kryesor.

““Realizuam gol në momentet më të mirat në minutat e parë dhe ai gol ishte i qetësisë. Pastaj ishim të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Është moskujdesi se si i pranuam dy gola në atë mënyrë të lehtë. Ishte një fitore e madhe, e rëndësishme. Ndeshjen kthyese duhet të jemi më të kujdesëshëm, pasi Prishtina mund të ndëshkojë, duhet të jemi të vëmendshëm. Kam rrezikuar ndaj Feronikelit, por ndoshta do të kemi fat që të kemi Llapin evropian për të cilin flas që disa vite” – deklaroi ai.

Golat për Llapin i shënuan Ahmed Januzi (6′, 59′)Kushtrim Shabani 62′, ndërsa për Prishtinën realizuan Albin Prapashtic66′ dhe Pefqeli 90′.

Siç dihet, ky trofe është bërë më i çmueshëm në vitet e fundit pasi fituesi i saj e siguron edhe pjesëmarrjen në Ligën e Evropë. /Insporti.com

-->