Batatina konfirmon transferimin e ish mesfushorit të Prishtinës

Futboll 04 Janar 2020 17:12

Zyrtarët e Llapit tashmë e kanë bërë të zakonshme dhënien e lajmeve në rrjetin social, Facebook, ende pa e bërë zyrtare klubi.

Kësaj radhe e bëri trajneri i klubit, Tahir Batatina i cili e konfirmoi tranferimin e mesfushorit Atdhe Graiqevci duke i komentuar në statusin e tij në Facebook.

Mesfushori 21 vjeçar nga Obiliqi do ti bashkohet ekipit të Llapit në këtë afat kalimtar.

“Mirësevjen Atdhe Grajqevci në klubin ku zhvillohen talentet dhe ngritën në nivel evropianë”, ka komentuar Batatina.

Kurse, futbollisti i është përgjigjur duke e falënderuar.

Grajqevci gjatë ditës konfirmoi largimin e tij nga Drenica. /Insporti.com/

-->