Batatina: Ky lojtar po e mbulon vendin e lënë bosh nga Alidema

Futboll 20 Gusht 2019 10:39

Skuadra e Llapit e ka nisur mirë edicionin e ri në IPKO Superligë.

Në fundjavë, Llapi fitoi 4:1 ndaj Vushtrrisë edhe pse ishte në disavantazh.

Trajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina i ftuar në emisionin “90 plus”, ka zbuluar se transferimi i Mërgim Pefqelit te skuadra e tij ka mbuluar mungesën e ish-yllit të skuadrës Festim Alidema.

“Mërgim Pefqeli është një super lojtar që e ka mbuluar vakumin. Nuk po vërehet mungesa e Festimit pas ardhjes së Pefqelit”, tha Batatina.

Ndryshe Alidema është transferuar në Kroaci te Slaven Belupo, kurse Pefqeli kaloi te Llapi nga Prishtina këtë verë.