Batatina me fjalë të mëdha për Veliun

Futboll 30 Qershor 2020 15:45

Llapi në xhiron e 27-të, ka udhëtuar në Gjilan dhe ka marrë një pikë me plotë meritë nga skuadra ‘kuqebardhe’.

Golat për skuadrën llapjane u arritë nga talenti, Valmir Veliu i cili ishte dukshëm më i miri në fushë në ndeshjen kundër Gjilanit.

Këmbëshpejti shënoi dy gola dhe bëri nja nga paraqitjet më të mira të sezonit.

Këtë e ka vlerësuar edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina duke thënë se në skuadër e ka një futbollist evropian.

“Dashuria për talentët dhe kur mundi të shpërblehet me rezultat! Ndihem i lumtur që po i përkrahi talentët llapjan por edhe nga të gjitha viset e kombit shqiptar.

Krenar me paraqitjen e yllit të skuadrës Valmir Veliu në ndeshjen ndaj Gjilanit”, ka shkruar Batatina

-->