Batatina pas ndeshjes: S’na ka mujtë Drita, na ka mujtë arbitri

Futboll 23 Tetor 2021 15:12

Janë mbyllur takimet e sotme që u zhvilluan në kuadër të javës së 11’të të Superligës së Kosovës, shkruan Insporti.

Llapi u mposht me rezultat 1-3 nga Drita, atje ku të dy skuadrat luajtën me nga një lojtarë më pak.

Në minutën 28’të u largua nga fusha, Ilir Krasniqi, teksa në minutën e 44’të me të kuq u largua poashtu edhe Balde i Dritës.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha se referimi nuk kishte qenë në rregull, dhe se nuk i ka mposhtur Drita por arbitri.

“Nuk ishte rezultati real bazë të paraqitjes. E përgëzoj djemtë për lojën, derisa këto pikë ishin të Genc Nuzës”.

“Që nga minuta e parë ishte në favor të kundërshtarit, te penalltia, te kartoni i kuq për të cilin dy herë ishte ndërhyrja ndaj lojtarit tonë. Ai tregoj se është ardhur për qëllime të caktuara, por kjo nuk i kontribon futbollit”.

“Duhet të luajmë vetëm futboll, Llapi është penalizuar që nga fillimi i kampionatit, nuk u lejuam në bari artificial. Kemi probleme me gjyqtarët, sot nuk ishte korrekt. Na ka mujt Drita së bashku me refer”.

“Nuk di të hi në detaje të shumta, por Nuza e di më mirë pse ka gabuar. Unë mendoj që VAR-i po aplikohet, por atëherë kur Nuza vendoste vetë kur ta shikonte golin”.

“Dritën ia uroj fitores, por nuk do të thotë që ajo na mposhti me lojë. Ju ka hi tuta që Llapi po fiton, por ne nuk dorëzohemi. Nuk duhet të dëmtohemi në këtë formë”, ka thënë Tahir Batatina për Art Sport.

/Insporti.com

-->