Batatina: Stadiumi “Zahir Pajziti” është më i miri në Kosovë

Futboll 31 Gusht 2019 08:42

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina beson se pas rinovimeve të fundit, stadiumi “Zahir Pajaziti” është bërë më i miri në nivel të Kosovës.

“Tash jemi në finalizim të infrastrukturës sportive. Së shpejti do të përfundohen të gjitha punimet dhe do të jenë një akomodim shumë i lartë në “Zahir Pajaziti”, tha Batatina në emisionin “Favorit” në “T7”.

“Tash kemi arritur që në nivel të Kosovës, mund të them që e kemi stadiumin më të mirë. Sidomos infrastrukturën e brendshme e kemi në nivel evropian dhe kjo do të jetë më e lehtë edhe për lojtarët, që do t’i kenë kushtet të kërkojnë rezultate pozitive”, shtoi ai.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ishin bërë punime të vazhdueshme në vitet e fundit, teksa këtë vit priten të finalizohen ato.

-->