Batatina tejet i nervozuar: Nuza referoi me tendenca, do ta bojktojmë atë për ndeshjet e Llapit

Futboll 27 Tetor 2020 16:13

Feronikeli ka fituar ndeshjen derbi kundër Llapit në shtëpi në kuadër të Superligës së Kosovës.

Pas ndeshjes trajneri i Llapit, Tahir Batatina  për mikrofonin e “Artomotion” ka deklaruar se Nuza ka referuar me tendencë ndaj skuadrës së tij.

Batatina po ashtu deklaroi se në rast se Nuza do të caktohet për ndeshjet e Llapit, nuk do ta zhvillojë ndeshjen.

“Nuk është mirë kështu me këtë referim, sot i ndodhi Llapit, nesër mund t’i ndodhë Feronikelit. Nuza është një refer tendicioz, këtë e di Federata e Futbollit të Kosovës, ai shkon të referojë në ndeshje të caktuara. Nëse Nuza do të cakohet të referojë në ndeshje të Llapit, unë nuk do të hy në ndeshje, nuk do ta zhvillojmë ndeshjen”, deklaroi Batatina, transmeton Insporti.com.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve në fund të ndeshjes nga gjyqtari kryesor i ndeshjes, Genc Nuza.Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi mbrojtësi Yll Hoxha ka gjuajtja e lirë në minutën e 53-të të ndeshjes.

Me këtë fitore “Nikli” renditet në pozitën e shtatë me dhjetë pikë, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e nëntë me vetëm pesë pikë të grumbulluara pas nëntë xhiro. /Insporti.com/

-->