Batuta e legjendës së Anglisë: Po të ishte bari më i gjatë në Shqipëri, nuk do shikonim dot Sterling

Futboll 29 Mars 2021 10:56

Ndeshja ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe Anglisë ka qenë në vëmendjen edhe të personaliteteve të njohura të futbollit. Padyshim që në ishull e kanë ndjekur me interes fitoren e “tre luanëve“, shkruan Insporti.com.

Anglezët njihen për humorin e tyre dhe Gary Lineker nuk e kursen aspak ironinë në rrjetin e tij social.

Legjenda e Kombëtares së Anglisë përdor llogarinë e tij në “Twitter“ për të bërë humor me lojtarin e Manchester City-t, Raheem Sterling.

“Nëse bari do të ishte më i gjatë në Shqipëri, ndoshta nuk do të ishim në gjendje të shihnim Sterling”, shkruan Gary Lineker, i cili ironizon sulmuesin. Nuk dihet nëse e ka për performancën e tij të dobët, apo shtatin e shkurtër.

Anglia mposhti Shqipërinë në “Air Albania” me rezultat 0:2. /Inspotrti.com/

-->