Batutat e famshme të Niki Laudas, që e bënë të pavdekshëm edhe jashtë pistës

Formula 1 22 Maj 2019 10:39

Niki Lauda, ikona e Formula 1 u shua sot në moshën 70-vjeçare. Një njeri që bëri të gjithë të dashuroheshin me të, që nuk u tërhoq nga sporti edhe pse pësoi një aksident të rëndë.

Ndarja e tij nga jeta ka befasuar të gjithë. Niki Lauda njihet edhe për batutat e tij, ndaj e përditshmja spanjolle “Marca” ka grumbulluar e publikuar disa prej tyre, që e bënë edhe më të famshëm 3 herë kampionin e botës.

*Preferoj më mirë të kem këmbën e djathtë se sa një fytyrë të bukur.

*Makinat aktuale të Formula 1 mund t’i ngasin edhe shimpazetë.

*Kur shoh se çfarë fiton Michael Schumacher, mallkoj veten që nuk kam lindur 10 vjet më vonë (për sa i përket anës financiare).

*Alain Prost ishte një qen, por Fernando Alonso është edhe më keq se ai.

*Fitorja e vetme e rëndësishme në këtë biznes si Formula 1 për një shofer është kur largohet i gjallë nga pista ditën e diel.

*Kam provuar vetëm një herë një situatë të ngjashme me atë të aksidentit tragjik në Nurburgring: Kur kam provuar marijuanën.

*Kam patur një aksident dhe kam një arsye për t’u justifikuar për faktin se jam i shëmtuar. Shumica e njerëzve nuk kanë një justifikim.