Bayern 8, Barcelona 2. Ky është fundi.

Opinione 15 Gusht 2020 15:44

Rory Smith

Një deklasim në çerekfinale të Ligës së Kampionëve shfaqi Bayernin në kulmin e fuqisë dhe Barcelonën në fund të rrugës së saj.

Lionel Messi kthehu sytë. Ai kishte humbur topin por nuk bëri asnjë përpjekje për t’a përmirësuar gabimin e tij, asnjë tentim për të rifituar kontrollin e topit dhe lojës. Messi u ndal, priti një moment dhe u kthye nga ana tjetër e fushës. Dukej se ai e dinte se çfarë do të ndodhte, dhe nuk dëshironte, ose nuk mundej të shikonte.

Kur ndodhi, Quique Setien poashtu ktheu shikimin në anën tjetër, me një lëvizje të kokës dhe krahëve duke shikuar stafin e tij, ndoshta duke pritur ndonjë shpjegim apo konfirmimi se kjo nuk po ndodhte me të vërtetë – sepse nuk mund të ishte e vërtetë – kjo ishte thjesht një halucinacion i tmerrshëm. Në fushë, lojtarët e tij vetëm shikonin ndërkohë në bankë lojtarët që mbanin distancën sociale mes veti i shkelmuan stolat përpara tyre në dhimbje dhe mëri të turpërimit që kishte ndodhur.

Kjo ndodhi tek e shtata. Bayern Munchen kishte shënuar shtatë gola ndaj Barcelonës së madhërishme. Ndaj Barcelonës të Messit, Busquetesit, Piques dhe Suarezit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me gjithë botë që po shikonte. E paimagjinueshme, e papranueshme, e padurueshme. Ishte aq ulët sa ata mund të binin.

Por pastaj Bayern Munchen shënoi golin e tetë.

Roma ishte situatë e vështirë në vitin 2018. Barcelona kishte fituar ndeshjen e parë çerekfinale me lehtësi 4-1 në Camp Nou. Pak veta i dhanë Romës gjasa në ndeshjen e kthimit: një mundësi për të rikthyer pak krenari ndoshta. Por Barcelona kolapsoi duke humbur 3-0. Messi dhe bashkëlojtarët e tij u tretën për disa muaj. Dhe në fillim të sezonit të ri, Messi dha një fjalim ku shprehu përkushtimin e tij që t’i kthente gjërat në vendin e duhur.

Anfield ishte më keq në vitin 2019. Messi e kishte mbajtur fjalën e dhënë. Barcelona kishte kaluar pa probleme në gjysmëfinale, ku kishte mposhtur thellë Liverpoolin në Kataluni. Arturo Vidal, mesfushori energjetik kilian, kishte premtuar se do të dhuronte një donacion personal për shkencë nëse Barcelona nuk kualifikohej për në finale…Trent Alexander Arnold goditi një korner me shpejtësi dhe Barcelona u thye dhe ra.

Por kjo? Kjo ishte diçka krejtësisht tjetër. “Fundi” ishte përshkrimi i Piques gati të përlotur. Kjo nuk ishte një shkarje momentale e koncentrimit, disa minuta çmendurie. Kjo nuk ishte arrogancë, vetëbesim i tepruar apo ndonjë mangësi tjetër e karakterit që u zbuluan në Stadio Olimpico dhe Anfield.

ONE Thomas Müller, right, opened the scoring in the fourth minute.

Kjo ishte një prezantim brutal, kirurgjikal i asaj çfarë është gabim në Barcelonë. Nuk është nevoja të hulumtohet për listën e gjatë – blerjet katastrofike, mungesa totale e planifikimit, lufta në bordin drejtues, neglizhenca që shkapërderdhi një trashëgimi – por brenda 90 minutave të premten, Bayern Munchenin i tregoi të gjitha këto.

TWO After an own goal tied the score, Ivan Perisic restored Bayern’s lead.

Ky ishte një rezultat që të lë pa frymë, një rezultat që i jep fund një ere. Fakti që ishte një lojtar që simbolizon shpërdorimet e klubit, Philippe Coutinho – lojtari më i shtrenjtë në histori të Barcelonës, lojtar i cili ende është pjesë e Barcelonës – i cili dha coupe de grace, ka një narrative tunduese të parabolës, por goditja përfundimtare nuk ka nevojë për shpjegime. Ishte në anën e majtë lartë në cep të televizorit. Tetë. Barcelona kishte pranuar tetë gola. Kjo – dhe ky nuk është ekzagjerim mund të jetë vetëm fundi.

SEVEN Philippe Coutinho scored Bayern’s seventh with his right foot ....

Dhe do jetë, me siguri fundi për Setien. “Shumë herët” tha ai në pyetjen nëse do të jetë trajner i Barcelonës edhe për sezonin e ri. Çfarë tjetër mund të thoshte. Ai është fundamentalisht një trajner i mirë, idealist që është jashtëzakonisht jashtë nivelit të tij, por ai nuk është budalla. Ai është në dijeni se çfarë do të ndodhë. Ai mund të ishte shkarkuar duke u larguar nga “Stadiumi i Dritave” në Lisbonë. Ai mund të shkarkohet në aeroport këtë të shtunë apo gjatë fluturimit në aeroplan. Por do të shkarkohet me siguri. Sepse kjo është çfarë ndodhë me trajner. Ernesto Valverde u shkarkua. Quique Setien do të shkarkohet. Por kjo nuk e adreson problemin. Emërimi i Xavi Hernandezit – i cili momentalisht është duke mësuar zejën e trajnerit në Katar, Maurico Pochettinon, apo ndonjë trajneri tjetër nuk do të sjellë ndryshimin që i duhet Barcelonës.

FOUR Müller’s second, in the 31st minute, was Bayern’s fourth.

Problemi është më thellë sesa aq. Është më urgjent. Nuk është vetëm rezultati i thellë – tetë, Bayern Munchen shënoi tetë gola – dhe kjo u bë kryelajm të premten – por problemi ishte paaftësia e Barcelonës për t’i bërë veprimet që duheshin bërë.

Setien nuk i kishte thënë Marc Andre Ter Stegen, njërit nga portierët më teknikë në futboll që të harronte se si bëhej një pasim i thjeshtë. Ai nuk erdhi me skemën që mesfushorët dhe mbrojtësit e tij e luajtën gjatë gjithë kohës duke i nxjerrur ekipit probleme. Ai nuk u kishte thënë lojtarëve të tij që të mos i përcjellin vrapuesit e Bayernit.

Lojtarët e Barcelonës mbesin tek një njeri, jashtëzakonisht i talentuar. Messi mbetet lojtari më i mire në planet. Por të tjerët janë moshuar, disa nuk janë rritur mjaftueshëm dhe disa të tjerë janë sjellur në një ekip që nuk ju përshtatet stilit të tyre.

Kjo nuk është një skuadër që mund të luajë si të dojë. Është një ekip që ka arritur fundin e rrugës, dhe ashtu siç aludoi Pique pas takimit, duhet të largojë disa lojtarë për të mirën e klubit. Ky nuk është një ekip që mund të garojë me klubet më të mira të Evropës më. Kjo është dashur të kuptohej në Anfield, por që tani nuk mund të injorohet më. Ky është një ekip që duhet thyer përfundimisht.
Kjo është më lehtë për ta thënë sesa për ta bërë. Barcelona ka rrogat më të larta në futboll pas qafës së saj – këta lojtarët fitojnë më shumë sesa cilido lojtarë të gjitha klubeve në botë – dhe ekipet që mund t’i blejnë këta yje të shtrenjtë dhe të vjetër janë të rralla.

SIX Robert Lewandowski, who spent most of his night around the net, finally put a ball in it in the 82nd minute.

Për më tepër, askush nuk i beson menaxhmentit aktual të Barcelonës të ndërtojë përsëri.

Është nën lidershipin e Josep Maria Bartomeut, presidentit të Barcelonës që Neymar u largua drejt Paris St. Germain. Ai bleu Coutinhon dhe Ousmane Dembele. Ky lidership ka shpenzuar 750 milionë euro në transfere që nga viti 2017, por vetëm sa e kanë dobësuar ekipin.

Në fund të fundit, aty duhet të jetë faji: mbi ata që kanë parë një dekadë të mbushur me suksese, teksa ekipi i Pep Guardioles magjepste Evropën duke e kthyer këtë ekip në mediokritet dhe djegur vitet e fundit të Messit. Këta njerëz i sollën Barcelonës, Romën, Liverpoolin dhe tani Lisbonën.

Kur u shënua goli i tetë, lojtarët e Barcelonës mezi po ecnin. Setien gjithashtu ishte shtangur. Ata dukeshin të përhumbur nën dritat e reflektorëve. Turpërimi ishte publik dhe do t’i ndjek për një kohë të gjatë. Ata që kishin përgjegjësi u kursyen nga kjo përvojë e hidhur.

Por janë disa gjëra që nuk mund të shmangen. Tetë. Në një çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kundër Barcelonës së madhe, me gjithë botën që po shikonte, Bayern Munchen shënoi tetë gola. Për Setien, për disa lojtarë të Barcelonës, për këtë vizion të lojës në fushë dhe këtë regjim nuk ka kthim mbrapa. Ky është fundi.

Rory Smith për New York Times. Përkthim ekskluziv i Insporti.com