Bayern fiton titullin e 9 radhazi, policia gjermane tallet keq me rivalët e bavarezëve

Futboll 09 Maj 2021 12:00

Bayern Munich ka festuar të shtunën titullin e 31-të në Bundesliga dhe të nëntin radhazi. Një ecuri rekord në futbollin gjerman.

Dhe në Gjermani janë të sigurt se Bayern do të vazhdojë dominimin duke rrezikuar që ta bëjë më pak tërheqës Bundesliga-n. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Policia e Mynihut, që ka postuar në Twitter një mesazh ironik:

“Konkurrenca në Bundesligë është zhdukur prej 9 vitesh. Luteni të dërgoni çdo informacion me vlerë te Bayern ose në çdo stacion të policisë”.

-->