Bayern Munchen i ashpër, ka këtë kusht që ta lëshoj Lewandowskin

Futboll 07 Qershor 2018 09:32

Kërkesa e vazhdueshme tash e një kohë e Robert Lewandowski për t’u larguar nga Bauern Munchen, ka bërë që raportet e sulmuesit polak dhe klubit bavarez, të pësojnë qarje.

Megjithëse me prishjen e raporteve të dyanshme, do të jetë i vështirë tanimë qëndrimi i Lewandowksit në “Allianz Arena”, Bayern nuk do ta lëshoj aq lehtë polakun të largohet, e për më shumë ka vënë një kusht për largimin e tij.

“Nëse agjenti i Lewandowskit nuk sjell në zyrat tona një ofertë prej 200 milionë Eurosh, nuk do t’i përgjigjemi asnjë telefonate”, ky ka qenë mesazhi i qartë nga klubi bavarez për agjentit e Lewas, Pini Zahavi.

Këtë mesazh duket se e ka lëshuar në media vet agjenti i Lewandoskit, pasi e publikoi e përditshmja gjermane “Bild”, dhe në këtë mënyrë ndoshta Zahavi po mundohet t’i krijoj presion bavarezëve, të cilët duket se nuk do të lëshojnë pe, pasi kontrata e sulmuesit polak me Bayern është deri më 2021.

Real Madrid, e cila kishte shprehur edhe më herët dëshirën për ta transferuar Lewandowskin, janë të gatshëm të ofrojnë deri 120 milionë euro, mirëpo skuadra gjermane është e qartë sa kërkon.

Në anën tjetër, kohëve të fundit në pah si skuadër tjetër e interesuar për shërbimet e Lewandowskit, ka dalë edhe Juventus, e cila është në kërkim të një sulmuesi që do të mund ta zëvendësonte Gonzalo Higuain te “Zonja e Vjetër”, pasi “El Pipita” besohet se do të largohet nga Torino gjatë verës.

Përkundër interesimit edhe nga disa skuadra tjera, vet Lewandowski e preferon kalimin në “Santiago Bernabeu” dhe pikërisht tentimi kryesor për transferimin e tij, pritet se do të vjen nga Real Madrid.

Robert Lewandowski sezonin e fundit e përmbylli duke shënuar 41 gola në 48 ndeshje në të gjitha garat, që i bie se ka shënuar mesatarisht nga një gol në çdo 92 minuta. /Insporti.com

-->