Bayern Munchen me transferim rekord

Futboll 25 Shkurt 2018 12:10

Shtypi gjerman ka raportuar se Bayern Munchen ka arritur marrëveshje me anësorin portugez të Sporting Lisbonës, për një shifër rekord për klubin bavarez.

Bëhet fjalë për 22 vjeçarin Gelson Martins, i cili si lojtarë shumë i talentuar, ka pas klauzolë prej 60 milionë eurosh nga skuadra portugeze dhe mediat gjermane kanë raportuar se Bayern-i ka pranuar të paguaj këtë shumë.
Kësisoj Martins do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë i transferuar nga një klub gjerman.

Për Gelson Martins, interesoheshin skuadrat më të mëdha evropiane si Juventus, Liverpool dhe Bayern Munich. Por duket se gjiganti gjerman ka mposhtur atë anglez dhe italian në garë për portugezin e talentuar. /insporti.com

-->