Bayern Munchen zbulon transferimin e yllit të PSG

Futboll 25 Qershor 2020 19:05

Bayern Munchen po ndjek prej kohësh Tanguy Kouassi. 18-vjeçari aktivizohet si qendërmbrojtës dhe mesfushor shkatërrues, teksa ndodhet në vitin e fundit të kontratës me PSG. Francezi me origjinë nga Bregu i Fildishtë, nuk ka pranuar rinovimin me PSG dhe kampionët e Gjermanisë janë gati të përfitojnë.

Akordi me klubin bavarez është arritur dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi i kalimit të tij në Bundesligë. Për të konfirmuar diçka të tillë mendoi djali i Hasan Salihamidzis, drejtorit sportiv të Bayernit.

Nick, i cili luan me skuadrën U-17 të Bayernit, postoi një foto të Kouassit me fanellën bavareze në faqen zyrtare të tij në “Instagram”. Adoleshenti e kuptoi menjëherë gafën e kryer dhe e fshiu foton, por tashmë askush nuk ka më dyshime për të ardhmen e lojtarit defensiv. 

-->