Bayern Munich – Manchester City, mund të ndodhë ky shkëmbim i yjeve

Futboll 26 Mars 2020 12:53

Një marrëveshje për ‘Peshat e rënda’ të klubit pritet të ndodhë gjatë kësaj vere mes Bayern Munich dhe Manchester City.

Bayern Munich sipas Bild, ka shqyrtuar mundësinë me Manchester City për të shkëmbyer David Alaba me Leroy Sane.

Bavarezët janë shumë të interesuar që të rikthejnë lojtarin e kombëtares gjermane në atdhe dhe për këtë po përgatisin një ofertë të majme plus shërbimet e austriakut.

Por Alaba siç po shihet vështirë se mund të transferohet në Premier League pasi një skuadër e madhe spanjolle po e kërkon atë.

-->