Bayern Munich transferon superyllin francez

Futboll 27 Mars 2019 18:07

Bayern Munich vazhdon me ringjalljen e klubit, duke transferuar futbollistë të talentuar.

Munich ka zyrtarizuar transferimin e futbollistin e Atletico Madridit, Lucas Hernandez.

Gjiganti bavarez përmes një komunikate ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Atletico Madridin për nënshkrimin e lojtarit.

Mbrojtësi do t’i bashkohet gjermanëve më 1 korrik të këtij viti.

Besohet se bavarezët kanë paguar 80 milionë euro për shërbimet e Hernandez, i cili ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare.

 

Ky është transferimi i dytë i bavarezëve për afatin kalimtar të verës, derisa më herët ka nënshkruar me mbrojtësin e Stuttgartit, Benjamin Pavard. /Insporti.com/

-->